Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, 1 i vdekur 4 të plagosur…mes të lënduarve edhe deputeti i PS!

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje, kur për pasojë një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi ka ndodhur në një kapanon që po ndërtohej, ndërkohë që dyshohej se shkaku i shpërthimit ka qenë një vinç, që ka prekur linjën e tensionit të lartë.

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për shpërthimin e ndodhur pasditen e sotme në një kapanon në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela.

Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur pasi drejtuesi i vinçit preku aksidentalisht linjën e tensionit të lartë, gjë që shkaktoi vdekjen e një personi të identifikuar si Landi Verçani dhe plagosjen e 8 personave të tjerë, mes tyre edhe deputeti Bujar Çela.

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur tetë shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”- njofton policia.