Aktualitet

Shqipëria turistike, ana tjetër e medaljes/Turistët italianë: “Eksperienca negative në turet me varka…”

Shqipëria është padyshim një nga destinacionet më të njohura për verën 2023. Çmimet më të ulëta në krahasim me Italinë dhe bukuria e peizazheve bënë që shumë italianë ta zgjedhin atë si destinacion pushimi. Kjo madje u bë dhe motivi kryesor i politikës së verës ku këndej dhe andej Adriatikut kryefjala ishte turizmi shqiptar.

Por kjo ka dhe një anë tjetër të medaljes. Jo gjithçka shkon mirë për turistët italianë që vizitojnë Shqipërinë. Në TikTok, që është padyshim promovuesi kryesor i Shqipërisë turistike së fundmi kanë rrëfyer eksperiencën e tyre nga një ekskursion me anije dy turistë italianë që po bëjnë xhiron e mediave italiane. Rasti i parë i raportuar në mediat italiane është ai kuzhinierit të njohur i ashtuquajturi në TikTok ‘Zio Rocco’-s, që jo rrallë herë ka promovuar bukuritë e bregdetit shqiptar. Por këtë herë ai rrëfen eksperiencën negative të një ekskursioni me anije në Sarandë, duke specifikuar në një video tjetër se nuk dëshiron të denigrojë të gjithë vendin, të cilin ai vërtet e vlerësoi shumë dhe në të cilin synon të kthehet. Në videon që ka marrë 1.8 milion shikime ai tha se:

Dua t’ju tregoj për përvojën time në anijen pirate…. Anija kishte 100 vende, por ne ishim të paktën 300 vetë në bord. Udhëtimi zgjati 5 ose 6 orë dhe më shumë se gjysma e njerëzve mbetën në këmbë. Mes tyre kishte shumë çifte me fëmijë, madje me foshnje disa muajshe.

@ziorocco_official SCONSIGLIATISSIMA !!!!#ziorocco #zioroccolabstore ♬ suono originale – ziorocco_official

Po nuk mbaron me kaq: “ZioRocco shpjegon se deti nuk ishte në kushtet më të përshtatshme për të lundruar me anije. Përveç kësaj, anija as që duhej të ndërmerrte këtë lundrim sepse deti ishte shumë i trazuar dhe nuk mund t’ju them sa njerëz u shkatërruan nga ky udhëtim dhe sa përfunduam me të vjella… Të përzier nga era e karburantit, gjatë rrugës u gjendëm në qendër të një feste me shkumë dhe unë rashë përtokë duke rrezikuar të godas kokën në stol. Mezi prisnim të ktheheshim, ishte vërtet stresues”, përfundon rrëfimin e tij ai.

“Turi me varkë makthi im në Shqipëri, drama e Gaias: Varkë me dy herë më shumë njerëz se kapaciteti”, është një tjetër titull që sjell eksperiencën e Gaia Marigo-s edhe ajo një turiste italiane me ndjekës në TikTok.

Gaia ballafaqon dy video: Te e para me #hashtagun: Si e imagjinon dhe si ta tregojnë “Turet e varkave”, shihen imazhe reklamuese që tregojnë grupe djemsh që zhyten nga anija, bëjnë banjo dielli dhe relaksohen.

Në videon e dytë me “Si është në realitet” turistja italiane tregon sesi ishte gjendur në një barkë me dyfishin e kapacitetit që ajo lejonte.

@marigogaiaEsperienza da vivere UNA volta e anche l’ultima 😊 Guardate sempre prima le recensioni e se ci sono siti web ,non credete a tutto quello che vi dicono, molti magari erano ben organizzati ma noi abbiamo beccato zero organizzazione, 30 persone in una barca che ne conteneva metà

♬ Titanic flute fail – Luke Turner