Celebrities Gossip Showbiz

“Shumë i ndyrë…”, çfarë ndodhi mes Kristit dhe Oltës?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Olta dhe Qetsori patën një bisedë veçmas në lavanderi, ku folën për lojën e disa prej banorëve. Olta u shpreh se Luizi po e ngacmon Kristin, pasi do ta marrë atë në finale, duke qenë se fitoren e ka të sigurtë përballë tij. Ajo tha se Kristi dhe Luizi e kanë shumë gabim që merren me të tani, pasi ajo ka tre muaj në shtëpi dhe lojën nuk do e lëshojë për 40 ditë. Teksa bisedonte me Qetsorin, ajo tha se Kristi është zhëgnjim i madh për këtë format, shumë i ndryrë dhe djalë i keq.

Antoneta dhe Luizi janë përfshirë në një debat të fortë ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Teksa ishin duke diskutuar, banorja i është afruar tek fytyra këngëtarit, teksa i ka thënë se për shkak të presioneve që ai i bën, ka dashur 3 herë të largohet nga shtëpia. Ndërkohë, Luizi i ka thënë vetëm që të marrë valixhet dhe të largohet.