Ylli i muzikës pop Rita Ora ka zbuluar një sipërmarrje të re biznesi. Këngëtarja e “Shape Of Me” njoftoi një linjë të re për kujdesin e flokëve, TYPEBEA, në bashkëpunim me eksperten australiane të flokëve Anna Lahey. Lajmin Rita e ka bërë të ditur me anë të një postimi të publikuar në Instagram:
Jam shumë e emocionuar që më në fund shpall një pasion të madh timin, @TYPEBEA, kujdesin e flokëve me performancë të lartë për të gjitha llojet e flokëve që e kam krijuar me Anna Lahey. Marrëdhënia që kemi me flokët është kaq personale. Për mua është një pjesë e madhe e identitetit, krijimtarisë dhe besimit tim. Gjatë gjithë karrierës sime kam pasur pothuajse çdo ngjyrë dhe stil flokësh. I kam zgjatur, i kam prerë shkurt. Por tani mund të them që flokët e mi janë më të shëndetshmit që kanë qenë ndonjëherë. Mezi pres ta ndaj këtë me ju. TYPEBEA do të vijë shumë shpejt tek ju.
View this post on Instagram
Rikujtojmë se Ora ka zbuluar së fundmi se vuan nga ankthi dhe sulmet e panikut. 33 vjeçarja tregoi betejat e saj për shëndetin mendor në një intervistë me Evgeny Lebedev në podcastin e tij “Brave New World”, si dhe metodat e ndryshme që ajo përdor për të menaxhuar mirëqenien e saj.
Duke vlerësuar metodat e mirëpublikuara të “The Ice Man Wim Hof”, Rita tha se merr pjesë rregullisht në sauna me rreze infra të kuqe 40-minutëshe, e ndjekur nga një zhytje ose dush i ftohtë. Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” shtoi se sulmet e panikut dikur ndiheshin të huaja kur ndodhnin, por ka përdorur akupunkturën dhe metoda të tjera të mjekësisë kineze për të kontrolluar simptomat e saj.
Unë kam një ankth shumë të keq, mendoj se kushdo në industrinë time ka ankth. Ka ditë që janë më të mira se ditët e tjera. Tani kam mësuar vërtet të kuptoj se kur do të vijë ankthi. Thjesht marr frymë dhe qëndroj e heshtur për rreth 20 minuta. Unë e dua mjekësinë kineze, përpiqem të inkorporoj shumë metoda të ndryshme.