Food & Drink Health & Beauty

Shurupi me shegë dhe mjaltë për një imunitet të fortë!

Kolla shkakton vështirësi në sistemin imunitar. Kolla mund të kurohet mjaft mirë me kura natyrale të cilat janë po aq efikase sa medikamentet që merren në farmaci. Gjethet, lulja, lëkurat dhe kokrrat e shegës kanë vlera kuruese për të gjithë organizmin. Lëngu i shegës ka një efekt shumë mirëbërës për fytin dhe rrugët e frymëmarrjes. Ky lëng është shumë i pasur me vitaminë A dhe C të cilat fuqizojnë imunitetin. Përveç pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes, shega është e mirë edhe kundër kollës.

Ekspertët e mjekësisë alternative rekomandojnë përzierjen e lëngut të shegës, xhenxhefilit dhe mjaltit për përgatitjen e një shurupi natyral kundër kollës. Të gjithë përbërësit përziejini mirë deri sa të formoni një shurup të njëjtrajtshëm. Këtë shurup duhet ta pini 3-4 herë në ditë nga një lugë çaji. Mund ta përsërisni për disa ditë.

Shega, xhenxhefili dhe mjalti janë përbërës natyralë dhe të shëndetshëm. Bashkimi i tyre në këtë shurup shkurton kohëzgjatjen e kollës dhe zbut sekrecionet dhe ashpërsinë e saj. Kjo kurë natyrale është e dobishme edhe për të rritur imunitetin, kuruar aneminë dhe bronshitin. Shega rekomandohet edhe për kollën që prek fëmijët. Për fëmijët mbi 2-vjeç, rekomandohet të përzieni sasi të barabarta të lëngut të xhenxhefilit, mjaltit dhe lëngut të shegës. Ky shurup u duhet dhënë fëmijëve tre herë në ditë nga një lugë çaji. Mjalti nuk rekomandohet për fëmijët nën 2-vjeç.