Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Si është raporti me Kiarën? Efi Dhedhes rrëfen të vërtetat për herë të parë në ‘Më lër të flas’!

Mbrëmjen e sotme u transmetua në Top Channel episodi i dytë i sezonit të dytë i emisionit të vëllezërve Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, ‘Më lër të flas’ sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Në mbrëmjen e sotme e ftuara speciale ishte Efi Dhedhes, ish-banore e ‘Big Brother VIP’ e cila padyshim është një nga personazhet më të përfolura edhe pas daljes së saj nga shtëpia.

Çfarë ka ndryshuar për Efin pas daljes?

Ka ndryshuar pjesa e popullaritetit dhe njerëzit kanë arritur të njohin se kush jam unë. Ndoshta e kam merituar këtë ‘zhurmë’. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Para se të futesha kam punuar me nervat e mia. 

Nëse do të futej sërish në shtëpi, çfarë do të bënte ndryshe?

Do merresha me disa njerëz më fuqishëm. Për Oltën vazhdoj mendoj se është njeriu më fallso. 

Çfarë mendimi ka Efi për fenomenin ‘Luiz’?

Të gjithë po mundohen të përfitojnë nga Luizi. Nuk kam asnjë mendim për këta njerëz. Nuk i shoh fare. Unë jam një mike që ai krijoi aty brenda dhe ishte i vetmi njeri i saktë aty.

Si janë raportet e Efit me Kiarën pas daljes nga shtëpia të kësaj të fundit?

Unë nuk i jam vënë kundër askujt, nuk e hodha poshtë Kiarën. Në atë moment që e pa dhe reagoi ashtu nuk e fajësoj. Tani jashtë nuk kemi patur mundësi për t’u sqaruar. E mirëkuptoj se ashtu isha dhe unë kur dola. I thashë në vesh kur doli, merr kohën tënde, mos tako shumë njerëz, mos e merr me ankth. Nuk kemi folur akoma dhe e kuptoj shumë mirë.