Sidrit Bejleri zbulon se çfarë do të ndodhë me albumin e tij të ri…
Back to the Beginning • 12:54 15/01/2021
Artisti shumë i dashur i publikut, ndoshta shkodrani më i lezetshëm që mund të keni parë apo takuar ndonjëherë, Sidrit Bejleri ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar tek “Back To The Beginning”. Kozeta e cilëson atë si një ndër personazhet më nostalgjikë që njeh dhe ai vetë e pranon këtë gjë. Sidriti na ktheu pas në kohë për të kujtuar fillimet e karrierës së tij por jo vetëm. Këngëtari theksoi se fakti që është shumë nostalgjik shfaqet edhe nëpërmjet projekteve muzikore që ka krijuar. Sa i përket këtyre të fundit, ai zbuloi një detaj për të gjithë publikun. Bëhet fjalë për albmin e ri të tij që megjithëse ka kohë që është bërë gati, dëshiron të provojë diçka të re duke mos e ofruar atë nëpërmjet CD-ve. Sidriti ka vendosur që prurjet e këtij albumi t’i hedhë në YouTube që të dëgjohen më lehtësisht nga fansat. Sigurisht ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij të cilët presin me padurim t’i dëgjojnë të gjitha këngët e këtij albumi. Kozeta Kurti Sidrit Bejleri Saix Dj
Makina e memories së Kozetës dhe Doktorit…
Back to the Beginning 21:43 05/02/2021
Çfarë mendimi ka Doktori për “Për’puthen”?!
Back to the Beginning 17:02 30/01/2021
Doktori dhe Kozeta, një rikthim pas në kohë…
Back to the Beginning 18:10 22/01/2021
Sidrit Bejleri zbulon se çfarë do të ndodhë me albumin e tij të ri…
Back to the Beginning 12:54 15/01/2021
Kastro Zizo kujton punën e vrullshme si adoleshent në Top Albania Radio
Back to the Beginning 15:04 11/01/2021
Renis Gjoka: “Media duhet të demaskojë pseudo-artistët që nuk dinë të bëjnë asgjë”
Back to the Beginning 11:27 18/12/2020