Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Pas ‘Prime’-t të së martës, televotimi u shty dhe sonte njëri nga tre banorët, Qetësor, Keisi ose Antoneta do të lë shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në lidhje me këtë televotim në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen “Cilin banor të “Big Brother VIP” doni të shpëtoni këtë javë?”. Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar: Keisi (51%), Antoneta (35%), Qetësori (14%).
