Shëndeti i Bruce Willis, që kur mjekët e diagnostikuan fillimisht me afazi dhe më pas me demencë frontotemporale, është përkeqësuar me kalimin e muajve. Sëmundja po përparon më shpejt nga sa pritej nga njerëzit më të afërt, gruaja e tij Emma Heming dhe vajzat e tij, në rrjetet e tyre sociale gjithmonë postojnë dhe bëjnë dedikime mjaft emocionuese për aktorin e njohur, për babain e tyre dhe momentet e paharrueshme që kanë kaluar së bashku.
Teksa vajzat e Bruce Willis, si Talulla dhe Scout Willis, si dhe ish-bashkëshortet e tij Emma Heming dhe Demi Moore, kanë dhënë përditësime për shëndetin e aktorit shpesh herë, tani edhe Rumer Willis ka reaguar gjithashtu. Aktorja 35-vjeçare ka publikuar një fotografi të viteve tetëdhjetë, ku ajo shihet në krahët e aktorit të njohur që në moshë të vogël fare.
Sot më mungon vërtet babai im!
View this post on Instagram
Postimi tashmë ka grumbulluar më shumë se 100,000 pëlqime në Instagram. Fotoja është e viteve 1980, ku Bruce Willis është pa këmishë dhe shikon fëmijën e tij, Rumer Willis, e cila ka dorën e djathtë në gojë dhe ka veshur një fustan të bardhë me një rrip të bardhë koke.
Rumer Willis i ka kushtuar edhe postime të tjera babait të saj. Për shembull, më 19 qershor, kur Dita e Babait festohej në Shtetet e Bashkuara, aktorja postoi një fotografi të aktorit.