Celebrities Gossip Showbiz

Spekuloi se William tradhtonte Kate, gazetari reagon pas videos së Middleton!

Stephen Colbert bëri një reagim pasi Kate Middleton njoftoi lajmin tragjik të diagnozës së saj të kancerit. Prezantuesi i talk show-t u përball më kritika të forta pasi bëri një shaka mizore për thashethemet e zhdukjes së Princeshës së Uellsit dhe më vonë u zbulua se Kate kishte kancer. Dy javë më parë, në “The Late Show With Stephen Colbert”, ai e lidhi zhdukjen e përfolur të Kate me lidhjen e pretenduar të Princit William me Rose Hanbury.

Menjëherë pasi Kate zbuloi se pse nuk ishte parë në publik, përdoruesit e rrjeteve sociale kërkuan që drejtuesi i emisionit t’i kërkonte falje princeshës. Duke folur rreth reagimit të ashpër gjatë emisionit, ai u shpreh:

Ju e dini njerëz, nuk e di nëse e keni vënë re, por ne bëjmë shumë shfaqje dhe unë tregoj shumë batuta dhe them barcaleta për shumë gjëra të ndryshme, kryesisht për çfarë po flasin të gjithë. Dhe gjatë gjashtë javëve deri në dy muajt e fundit, të gjithë kanë folur për misterin e zhdukjes së Kate Middleton nga jeta publike. Dhe dy javë më parë, ne bëmë disa shaka për atë mister dhe të gjitha raportimet për këtë. Dhe kur i bëra ato shaka, kjo mërziti disa njerëz edhe para se të zbulohej diagnoza e saj dhe unë mund ta kuptoj këtë. Dua të them, shumë nga shakatë e mia i kanë mërzitur njerëzit në të kaluarën. Dhe jam i sigurt se disa nga shakatë e mia do t’i shqetësojnë njerëzit në të ardhmen. Por ka një standard që unë përpiqem t’i përmbahem. Dhe kjo është, unë nuk minimizoj tragjedinë e dikujt tjetër.

Kate Middleton për ata që nuk e dinë u martua me Princin William në prill 2011 dhe në kohën e martesës së saj me mbretin e ardhshëm, ajo ishte nusja mbretërore më e arsimuar në histori dhe e vetmja e zakonshme, pa rrënjë aristokratike, që u martua me trashëgimtarin e kurorës britanike në 300 vitet e fundit. Middleton u diplomua për histori arti në vitin 2005 në Universitetin e St. Andrews, ku u takua me William.

Pas largimit nga universiteti, ajo themeloi kompaninë e saj për prodhimin e veshjeve për fëmijë. Në nëntor 2006, ajo iu bashkua zinxhirit të modës Jigsaw si bashkëpunëtore me kohë të pjesshme. Princesha e Uellsit njoftoi së fundmi se po vuan nga kanceri dhe se aktualisht po i nënshtrohet kimioterapisë. Kur Middleton iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar, një nga gjërat e vetme që Kensington Palace tha për gjendjen e saj ishte se nuk mendohej se ishte kancerogjene.