Celebrities Gossip Showbiz

Stresi ‘thumbon’ Encën pas lirimit të saj nga burgu!

Disa ditë më parë Enca u arrestua në periferi të Tiranës për kultivim të bimëve narkotike në banesë. Në sallën e gjyqit, avokatët thanë se kontrolli në shtëpinë e Encës nuk u krye me vendim gjykate, por me nismën e policisë.

Pas dy ditësh Enca u lirua dhe Gjykata e Tiranës i caktoi masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” këngëtares. Prokuroria kërkoi “Arrest me burg”, por gjykata nuk e pranoi kërkesën e akuzës. Enca u shpreh se është konsumatore dhe se kanabisin në ballkon e kishte për përdorim vetjak.

Enca ka postuar për herë të parë në Instagramin e saj, ku ka falenderuar të gjithë ndjekësit që e kanë mbështetur dhe komentet pozitive për këto ditë të vështira për to. Ama ajo çfarë ka marrë vëmendjen në postimin e saj ka qenë komenti i Stresit, i cili nuk e ka pritur mirë dhe ka reaguar duke e ironizuar këngëtaren.

Po ata djemë nënash që për dy cigare janë në burg?