Celebrities Gossip Showbiz

‘Striptizëm’ në oborr, Romeo bën lëvizje sensuale para Eglës!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Pas darkës me të ftuar specialë mbrëmjen e djeshme, banorët kanë kërcyer nën ritmet e muzikës në ambjentet e oborrit. Banorët që morën gjithë vëmendjne ishin Egla dhe Romeo, pasi ky i fundit i dhuroi banores një performancë me lëvizje mjaft sensuale, ku Egla më pas iu bashkua performancës së tij.

Teksa të gjithë kanë qenë të ulur rreth tavolinës duke darkuar, ka qenë Ina ajo që i ka drejtuar Romeos një pyetje në lidhje me konkurrentin që ai mendon se do e nxirrte ai nga shtëpia.