Health & Beauty Lifestyle

Studim/Pse gratë ndiejnë më shumë dhimbje se burrat?!

Dhimbja është një ndjesi e pakëndshme që na kufizon dhe domosdoshmërisht na bën të përshtatemi për të kryer detyra të ndryshme të përditshme. Gratë përjetojnë nivele më të larta dhimbjeje se burrat, por a e keni pyetur ndonjëherë veten se pse ndodh kështu?

Dhimbja fizike mund të variojë nga një shqetësim i lehtë në diçka shumë më intensive. Mund të jetë akute dhe e shkurtër ose të bëhet një problem kronik. Hulumtimet tregojnë se ne e trajtojmë dhimbjen ndryshe në krahasim me seksin tjetër dhe ekspertët së fundmi kanë hedhur pak dritë mbi këtë çështje, duke iu përgjigjur disa pyetjeve. Ed Keough, ekspert në psikologji në Universitetin e Bath thotë:

Gratë përjetojnë më shumë dhimbje gjatë jetës së tyre dhe janë më të prekshme ndaj dhimbjes sesa burrat.

Migrena, dhimbje stomaku, artrit dhe më shumë. Hulumtimet nga Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë tregojnë se gratë kanë më shumë “indekse” dhimbjeje se burrat dhe nervozizëm më të madh, kështu që ato përjetojnë çdo gjë të dhimbshme më intensivisht. Por vëmendja rrotullohet rreth mënyrës sesi dhimbja definohet përfundimisht dhe cilët faktorë kanë ndikimin më të madh.

Siç u konstatua, faktorët janë biologjikë, psikologjikë dhe socialë, por ende nevojiten më shumë kërkime mbi këtë. Ajo që duket se nuk ka nevojë për analiza të mëtejshme është se gratë shkojnë te mjeku më shpesh për probleme të lidhura me dhimbjen sesa burrat, marrin më shumë qetësues dhe vuajnë nga sëmundje më të dhimbshme si migrena dhe dhimbjet e shpinës.