“Studimi i laboratorit njerëzor”/ Megi Koçiaj na zbulon më shumë detaje rreth neuroshkencës!
Vitality Vibes • 23:20 11/05/2024
Çdo javë emisioni trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. Më pas ky rrëfim i tregohet ekipit të mjekëve i cili shikon nëse mund të nxjerrin një diagnozë paraprake pa vizituar pacientin ose mund t’i japin një këshillë në mënyrë direkte, medikamente, ushtrime, këshilla, etj. E ftuar në këtë episod me Ilvi Begollin ka qenë Megi Koçiaj, studiuese e neuroshkencës. Ilvi Begolli Megi Koçiaj R10
E ftuar në episodin e sotëm në “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin ka qenë Hyrida Basha, dietologe klinike, e cila do të na japë më shumë informacione rreth fushës së dietologjisë, nutricionit, si të ushqehemi, çfarë dhe kur duhet të hamë.
Përsa i përket rutinës ditore të ushqimit dhe si duhet ta ndjekim këtë regjim, Hyrida dha disa këshilla të vlefshme për dëgjuesit e Top Albania Radio.
Fjala ‘balancë’ është përgjigjia e të gjithë pyetjes, sepse nëpërmjet balancës ne kuptojmë se ti në pjatën tënde nuk ke arsye pse të tentosh të heqësh dhe çfarë jo. E rëndësishme është t’i kesh të gjitha. Kur them të gjitha flas për makrot: karbohidrat, proteinë dhe yndyrë. Në mëngjes kur sapo jemi zgjuar, ashtu siç kemi hapur sytë dhe e konsiderojmë zgjim, ashtu ka nevojë edhe trupi të zgjohet dhe mënyra më e mirë për ta bërë është hidratimi. Pra, 50 ml ujë esëll është shumë mirë, nëse duam ose sipas preferencave mund t’i hedhim pak limon. Kjo jo me qëllimin që të na dobësojë, apo do të na ulë kolisterolin, sepse kolisteroli nuk prodhohet vetëm në mëngjes dhe po pive ti ujin me limon u shkri, apo nuk formohet më. Një natë para mund t’i vendosni një lugë gjelle fara chia, sepse kanë një aftësi shumë të mirë të krijojnë një masë veshtullore rreth vetes, sepse hidratohen dhe marrin masën. Në momentin që kalojnë në zorrë fillon edhe e pastron nga toksinat, apo nga mbetjet dhe kjo është një gjë shumë e mirë për të stimuluar edhe procesin e defekimit. Procesi i defekimit duhet të jetë i realizuar patjetër në një orar të ditës, kryesisht në mëngjes, sepse edhe trupi është më i qetë, më i lirë. Pasi kalon gjysmë ore dhe është bërë rutina e mëngjesit, është mirë të konsumohet mëngjesit. Dhe kur flasim për mëngjesin, sa më shumë ngjyra të ketë pjata, aq më mirë do të ishte.
E ftuar në episodin e sotëm në "Vitality Vibes" me Ilvi Begollin ka qenë Hyrida Basha, dietologe klinike, e cila do të na japë më shumë informacione rreth fushës së dietologjisë, nutricionit, si të ushqehemi, çfarë dhe kur duhet të hamë. Ilvi Begolli Hyrida Basha DJ Ankloe
Këtë të shtunë me Ilvi Begollin ka qenë e ftuar Prof.Ass. Monika Fida, e cila është profesoreshë pranë Universitetit Mjekësor të Tiranës në departamentin e dermatologjisë dhe jo vetëm. Ajo gjithashtu drejton klinikën “Derma” që prej fillimit të saj në vitin 2006. Ilvi Begolli Monika Fida R10
Në këtë episod të “Vitality Vibes” nuk ishte vetëm një i ftuar, por plot tre. Të tre ata kanë një emërues të përbashkët që është pikërisht vrapi. Përpara se ta trajtojmë më gjatë këtë temë dhe se si lidhet ky aktivitet me sportin, të ftuarit specialë janë Besnik Kasemi, Danjel Biturku dhe Brixhida Muça. Ilvi Begolli Besnik Kasemi Danjel Biturku Brixhida Muça DJ Ankloe
Këtë të shtunë me Ilvi Begollin ka qenë e ftuar psikoterapistja Izela Tahsini. Prof.As. Izela Tahsini punon si psikoterapiste e certifikuar në Qendrën e Psikoterapisë, Tiranë, që nga krijimi i saj në vitin 2004. Fushat e saj kryesore të interesit janë psikoterapia, puna me fëmijët, etj. Ajo ka një eksperiencë 16-vjecare në këshillim dhe psikoterapi me klientë me nevoja dhe probleme diverse. Në fushën e psikoterapisë mban gjithashtu diplomën Baçelor i Shkencave në Psikoterapi, dhënë nga Universiteti ‘Zigmund Frojd’ në Vienë dhe po punon tezën e Masterit në të njëjtin Universitet. Ilvi Begolli Izela Tahsini R10
Ky është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Ky emision ka si synim informimin e publikut mbi të rejat në fushën e mjekësisë, kërkimet, teknologjitë e reja dhe gjithçka tjetër. Ilvi Begolli Suela Xhufi R10
Ky është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Ky emision ka si synim informimin e publikut mbi të rejat në fushën e mjekësisë, kërkimet, teknologjitë e reja dhe gjithçka tjetër. Ilvi Begolli Dr.Panajot Papa R10