Celebrities Gossip Showbiz

“Ta ka marrë burrërinë gruaja…”, agravon debati mes Romeos dhe Liamit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e sotme, teksa kanë qenë në oborr, Liami ka qenë i përfshirë në një debat me Françeskën, ku ka ndërhyrë gjithashtu edhe Romeo.

Romeo: Përveçse të merresh me gra, bën ndonjë gjë tjetër?

Liami: Një nga gratë je ti.

Romeo: Kjo gjëja mbaron këtu o gjigand.

Liami: Qetësohu.

Romeo: A e di o shpirt që kjo mbaron?

Liami: Ta ka marrë burrërinë gruaja o zemra, e ka ajo në dorë.

Liami dhe Juli kanë komentuar debatet mes Eglës dhe Romeos.  Juli u shpreh se ata të dy po bëjnë debate të stisura vetëm për të kapur prime-n. Megjithëse Juli nuk e pranoi idenë që të thurin ndonjë plan me Liamin kundër tyre.