Celebrities Gossip Showbiz

“Të isha kokë më kokë në nominim…”, çfarë po e bën të ndjehet keq Meritonin?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Meritoni është shprehur se në këtë pikë të lojës nuk do kishte dashur të kishte këtë përjetim, ku mes tij dhe Juli publiku zgjodhi si finalist Julin. Ai shton se më mirë do kishte qenë që të shkonte ‘kokë më kokë’ në nominim me Julin dhe të ikte.

Meritoni: Nuk do doja të kisha këtë përjetim në këtë pikë të lojës. Shumë më ok do të kishte qenë për mua, kokë më kokë në nominim me ty, me të dhënë dorën dhe me ik prej shtëpie

Juli: Jo

Françeska: Me vërtetë? pse?

Meritoni: 100 për qind

Juli: Finalja nuk është vend vetëm për dy veta, por 4-5 veta. Se humb garën me mua, nuk do të thotë se nuk meriton finalen

Meritoni: S’është puna vetëm për finalen. Shumë isha ndjerë më mirë, ti e fitove sfidën për të ikur në finale me mua. Për momentin ti te publiku je më i pëlqyer se unë, në një mënyrë a tjetër te votat. Ça me thënë, me rrejt. Ky është matës

Françeska  është vënë përballë një pyetje pikante nga Romeo teksa darkonin në oborr pas përfundimit të spektaklit.  Për shkak se ka disa muaj që ndodhet në shtëpinë e “BBV3” a ka modelja frikë se mos ndoshta bashkëshorti i saj po e tradhëton me ndonjë femër tjetër. Kësaj pyetjeje Françeska i është përgjigjur me të qeshur teksa ka fikur mikrofonin.