Aktualitet

Tentoi trafikimin e një sasie heroine nga Kosova në Shqipëri, pranga një 39-vjeçari!

Tentoi trafikimin nga Kosova në Shqipëri të 11 kg heroinë, pranga një 39-vjeçari nga Peja. Drogën e ndarë në pako, po e transportonte me një makinë tip “Volkswagen”. Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, në pikëkalimin kufitar të Morinës, uniformat blu organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinimi”.

Morinë, Kukës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”, për goditjen e një tentative për të trafikuar drejt Shqipërisë, lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

Operacioni, falë koordinimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet DVP Kukës, shërbimit doganor Morinë dhe shërbimeve të Policisë Kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sekuestrohen 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe automjeti tip “Volkswagen” ku u gjet kjo lëndë.

Vihet në pranga 39-vjeçari nga Kosova, i cili transportonte lëndën narkotike të ndarë në pako.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet doganore të PKK Morinë, me shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës dhe të Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”.

Gjatë operacionit, në hyrje të Shqipërisë, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi kosovar A. K., 39 vjeç, banues në Pejë.