Celebrities Gossip Showbiz

“Ti ke fëmijë unë s’kam…”, Romeo habit me reagimin e tij ndaj Françeskës!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Duke darkuar pas spektaklit të mbrëmjes, Françeska, Juli dhe Romeo kanë biseduar me njëri-tjetrin. Teksa Juli e pyet Françeskën në lidhje me planet e saj për të pasur fëmijë të tjerë, Romeo është shprehur se e ka zili për shkak se janë në një moshë dhe ai nuk ka fëmijë.

Juli: Ti Françeska sa femijë do bësh?

Françeska: Kam dëshirë të bëjë 4 fëmijë, 1 e kam si shok të vogël

Romeo: Sa rehat je ti o zemra, për këtë gjë të kam zili, jemi një brez ti ke fëmijë unë s’kam fëmijë

Françeska  është vënë përballë një pyetje pikante nga Romeo teksa darkonin në oborr pas përfundimit të spektaklit.  Për shkak se ka disa muaj që ndodhet në shtëpinë e “BBV3” a ka modelja frikë se mos ndoshta bashkëshorti i saj po e tradhëton me ndonjë femër tjetër. Kësaj pyetjeje Françeska i është përgjigjur me të qeshur teksa ka fikur mikrofonin.