Aktualitet

Tiranë, 11 drejtues mjetesh të arrestuar apo të proceduar për shkelje rrugore!

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë njoftoi se gjatë javës që po lëmë pas janë arrestuar në flagrancë dhe proceduar në gjendje të lirë 11 persona. Kjo në lidhje me shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, të tilla si drejtim mjeti në efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, etj. U vendosën mbi 9 mijë gjoba, shumica e tyre për qëndrim të gabuar, rreth 6 mijë të tilla, si edhe për mosdhënie përparësie këmbësorëve, shpejtësi tej normave të lejuara, mos vendosje të rripit të sigurimit e për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

Nga kontrollet e javës, nga policia u vendosën 9 mijë e 306 masa administrative dhe disa prej tyre janë:

– Xhama të zinj: 154 masa

– Shpejtësi mbi normat e lejuara: 513 masa

– Parakalime të gabuara: 284 masa

– Përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit: 389 masa

– Mos vendosje e rripit të sigurimit: 411 masa

– Mos vendosje e kaskës mbrojtëse: 168 masa

– Mosdhënie përparësie këmbësorëve: 570 masa

– Mosrespektim i tabelës “Stop”: 31 masa

– Sjellja e këmbësorëve në rrugë: 44 masa

– Qëndrim i gabuar: 5,854 masa

– Të ndryshme: 888 masa

Policia e Tiranës njoftoi edhe se gjatë javës, janë marrë 37 masa për pezullime të lejedrejtimit dhe konvertime, kryesisht për kufizimet e shpejtësisë.

Masat janë marrë për shkelje të tilla si:

– Nën ndikimin e alkoolit: 8 raste

– Kufizimet e shpejtësisë: 21 raste

– Shkelje të tjera rrugore: 6 raste

– Automjete të bllokuara: 8 makina u bllokuan për detyrime të pashlyera e mungesë dokumentacioni, si edhe për verifikime nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Tiranë.

Në një tjetër zhvillim, ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri bilancin e aksioneve policore në vend në 24 orët e fundit, në vijim të operacioneve kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”. Balla përgëzoi policinë në Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Korçë, Rrëshen, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, si dhe në Dibër. Në një postim, ministri shkruan se 36 shtetas janë vënë para drejtësisë:

Policia e Shtetit vijon me intensitet operacionet kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, duke vënë para drejtësisë gjatë 24 orëve të fundit 36 shtetas: për armëmbajtje pa leje, vjedhje, shpërndarje lëndësh narkotike, organizim i paligjshëm i lojërave të fatit dhe dhunë në familje. Përgëzime Policisë së Shtetit në Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Korçë, Rrëshen, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Dibër, për këto operacione.