Aktualitet

Tiranë/Kontrabandonte e falsifikonte veshje për t’i shitur shtrenjtë, pranga 29-vjeçarit!

Në kërkim për një rast kontrabande me veshje nga Turqia që iu falsifikonte etiketat për t’i shitur si shumë të shtrenjta, pranga një 29-vjeçari në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Brands”. Në bashkëpunim me babanë e tij, kontrabandonte veshje të ndryshme nga Turqia dhe i stamponte me logo false të markave të njohura. Më pas, i shiste në treg me çmim shumë të lartë. Aktivitetin e ushtonte në banesën e tij, ku bënte magazinimin dhe më pas shitjen në dy subjekte në rrugën “5 Maji”, në kryeqytet.

Njoftimi zyrtar: 

Vijon operacioni policor i koduar “Brands”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vihet në pranga 29-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

29-vjeçari, në bashkëpunim me babain e tij, kontrabandonin nga Turqia, veshje të ndryshme, i stamponin logo false të markave të njohura dhe i shitnin me çmime shumë të larta.

Më parë, gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Brands”, dhe kanë ndaluar shtetasin në kërkim D. A., 29 vjeç.

29-vjeçari, në bashkëpunim me babain e tij, magazinonin në banesën e tyre dhe në dy subjekte në rrugën “5 Maji”, mallra (veshje) të dyshuara të kontrabanduara nga Turqia, të cilave i vendosnin logo dhe etiketa të markave të njohura, me qëllim për t’i shitur me çmime shumë të larta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.