Aktualitet

U plagos në Burgun e Peqinit, arrestohet Indrit Shaqja/Iu kap një telefon celular!

Arrestohet Indrit Shaqja, i burgosuri që mbeti i plagosur në ngjarjen e 15 dhjetorit në Burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin.

Në vijim te veprimeve hetimore te kryera ne kuader te procedimit penal nr.1459/2023 ne date 19.12.2023 eshte rikqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku eshte vrare viktima, qe perkon me dhomen e te denuarit Indrit Shaqja ne IEVP Peqin, nga kqyrja e imtesishme e sendeve qe ndodheshin ne dhome, konkretisht nje arke druri eshte sekuestruar nje send telefon celular qe i perket te denuarit Indrit Shaqja.

Gjate pyetjes se tij ai ka pranuar pronesine e sendit telefon celular dhe ne keto rrethana eshte arrestuar nga policia gjyqesore e SHKBB per nenin 324/a K.Penal.

Nëntëmbëdhjetë urdhra ndalimi të lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme e Barit janë zbatuar nga Drejtoria e Hetimit Antimafia, DIA. Masat vijnë pas rezultateve të operacionit “Kulmi”, që bëri të mundur goditjen e një organizate të fuqishme kriminale ndërkombëtare të trafikantëve të drogës që vepronin në zonën e Barit në Itali. Miratimi për ekzekutimin e urdhrave erdhi pas një vendimi të Gjykatës së Lartë më 14 dhjetor.

Një 28-vjeçar u arrestua për armëmbajtje pa leje në Shijak. Në kuadër të operacionit të koduar “Sundimi i ligjit”, u bë i mundur kontrolli i banesës së tij.

Në momentin që i riu R. D pa policinë, ai fshehu kallashin afër ambienteve të shtëpisë. Gjatë kontrollit të imtësishëm, u gjet arma e zjarrit, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Një 50-vjeçar ra në prangat e policisë së Tiranës, pasi hidhte mbetje inertesh në lumin Erzen.

Në vijim të kontrollit të territorit se një person hidhte mbetje inerte, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i Ylli Bardhit për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”. Ai u kap në flagrancë duke hedhur në shtratin e lumit Erzen, në fshatin Stërmas, mbetje inerte që i kishte transportuar me një mjet kamionçinë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.