Aktualitet

Vdes në aksident në Tiranë 20 vjeçari, në Durrës motori i merr jetën të moshuarit

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në zonën e Freskut në Tiranë. Mësohet se ka humbur jetën një 20-vjeçar. I riu, i cili po udhëtonte me motor, është përplasur nga një makinë. Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital Enio Saliaj nuk mundi të mbijetojë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot edhe në një fshat të Durrësit, ku si pasojë ka humbur jetën një 66-vjeçar.

Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur në fshatin Jubë, në afërsi të Rrushkullit dhe zonës turistike të Hamallajt, aty ku shtetasi Q.T., për shkaqe ende për t’u përcaktuar, ka dalë nga rruga teksa ishte në drejtimin e një motomjeti.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.