Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohen të papritura nga spektakli i sotëm i “BBV3”, eleminim i dyfishtë, surprizë për Shën Valentin…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Vetëm pak më parë janë zbuluar të reja dhe surpriza për spektaklin e sotë. Do të ketë eliminimt ë dyfishtë, i pari mes Romeos, Heidit dhe Elvisit, ndërsa eliminimi i dytë mbetet enigmë nga Vëllai i Madh. Sonte, teksa shënohet edhe një muaj nga nisja e spektaklit BBV3, pritet edhe një surprizë e bukur për Shën Valentin.

Ditën e sotme Romeo, Vesa dhe Arta kanë marrë një surprizë shumë të bukur nga një prej ish-banorëve, Ervin Gonxhi.  Në kohën kur Ervini ka qenë pjesë e shtëpisë, të katërt ata kanë kënduar një këngë dedikuar nënës, teksi i së cilës ka qenë shkruar nga Romeo. Ervini ka dashur ka realizojë këtë këngë dhe në shtëpi sot ajo është vendosur në sfond. Një surprizë shumë e bukur, e cila i ka emocionuar shumë dhe madje të tre banorët kanë shpërthyer në lot.

Këngën e plotë mund ta dëgjoni këtu: