Aktualitet

Zetori humb kontrollin dhe bie në kanal, ndërrojnë jetë tragjikisht dy persona në Fushë-Kuqe!

Dy fermerë humbën jetën tragjikisht këtë pasdite në Fushë Kuqe, pasi zetori me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 14:05, kur drejtuesi i mjetit bujqësor, 60-vjeçari me iniciale I.I. humbi kontrollin. Për pasojë, zetori doli dhe rruga dhe ra në kanal. Bashkë me 60-vjeçarin, në mjet ndodhej edhe një pasagjer, 21-vjeçarin me iniciale Gj.M.

Dyshohet se si pasojë e mbytjes, të dy fermerët ndërruan jetë, ndërkohë që priten hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Vijon…