Aktualitet

Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ shqyrton kërkesën e grupit të Alibeajt për regjistrimin e PD-së!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur vetëm pak minuta më parë mbledhjen, ku do të merret vendimi mbi kërkesën e grupimit të Enkelejd Alibeajt për tu regjistruar nën logon e PD-së në zgjedhjet e 14 majit.

Sefa: Zvarritja e çështjes ka cënuar rëndë procesin dhe pjesëmarrjen në zgjedhje dhe formimin e koalicioneve. Veprimi dhe mosveprimet tuaja në kohë I kanë shkaktuar PD-së një dëm të jashtëzakonshëm zgjedhor duke mos i dhënë mundësinë e formimit të koalicioneve. Më bën të mendoj që qëndrimi juaj në këtë pikë nuk është mjaftueshëm korrekt dhe nuk i përgjigjet ligjit. Në shkresën që kemi përcjellë e kemi bërë të qartë që Basha pavarësisht se ka dhënë dorëheqjen është i regjistruar ende pasi nuk mund të depozitohet dorëheqja dhe depozitohet vetëm akti i emërimit të ri. Ligji është i qartë në regjistër nuk regjistrohet as zëvëndëskryetari as ndonjë individ tjetër.