Aktualitet

Zjarr në një apartament në Tiranë, humb jetën një 57-vjeçar!

Një ngjarje tragjike u shënua sot në orët e para të mëngjesit në Tiranë ku një banesë u përfshi nga flakët. Si pasojë e tyre, për fat të keq humbi jetën një 57-vjeçar. Siç njoftojnë blutë e kryeqytetit, zjarri ra në një apartament në katin e pestë të një pallati në rrugën “Ferit Xhajko”, rreth orës 03:00. Shkaqet po hetohen.

Në njoftimin zyrtar thuhet: 

Zjarr në një banesë dhe për pasojë një person ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”.

Zjarri ka rënë në një banesë në katin e 5–të, të një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet R. D., 57 vjeç.

Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko” ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të të një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R.D., 57 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.