Aktualitet

Zjarri në urgjencën e QSUT, 30 milionë lekë rehabilitimi! Ministrja Koçiu: Brenda majit kthehet funksioni

Më shumë se 2 muaj nga rënia e zjarrit në urgjencën e re të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” punimet për ta rikthyer në normalitet ka nisur vetëm sot.

“Janë zhvilluar procedurat për ta rikthyer këtë shërbim në gjendje pune. Kompania ka nisur punën për rehabilitimin, punimet pritet të përfundojnë brenda muajit maj për ta rikthyer shërbimin”.

Teksa raportoi për herë ta parë për situatën në Komisionin për Shëndetësinë, ministrja Albana Koçi zbuloi se 30 mln lekë janë alokuar për kthimin në funksion të urgjencës së QSUT e cila pritet të rinisë shërbimin ndaj pacientëve vetëm në maj.

“Kemi vetëm djegie të pjesshme të kabujve që kanë nxjerrë jashtë funksioni pjesën e imazherisë, por s’ka dëmtim të pajisjeve biomjekësore. Po kryhet investimi për ta kthyer në situaten e meparshme. Eshtë 30 mln lekë vlera që i është dedikuar. Ka marrë oponencën përkatës nga ekspertët që garantojnë se do kthehet puna. Përfundon brenda muajit maj, sot fillojnë punimet aty”, tha Koçiu.

Ministrja theksoi se ngjarja është në hetim nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa sqaroi se shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik në katin -1, në një prej dhomave teknike ku ka pasur djegie të kabujve. Ministrja garantoi se nuk ka pasur defekt të pajisjeve biomjekësore të spitalit, pasi sipas saj falë këtij investimi sistemi ka reaguar dhe situata është normalizuar në kohë.

“Sa i përket incidentit, pa dashur të normalizoj dhe të jap më shumë rendësi se dihet, është në hetim nga prokuroria, por nga të dhënat paraprake nga grupi i punës mund të konfirmoj se bëhet fjalë për një defekt teknik të ndodhur nga dhomat teknike ku ka patur djegie të kabujve elektrike, pa dëmtuar pajisjet biomjekësore të spitalit. Sot që flasim në QSUT vijon normalisht puna dhe i vetmi shërbim që është zhvendosur është urgjenca kardiake dhe ajo e sëmundjeve të brendshme”, tha Koçiu.

Zjarri në urgjencën e re në QSUT me 11 shkurt solli ngarkesë në pritjen e urgjencave ndërsa pacientët u detyruar të shkonin për shërbim në spitalet si Shefqet Ndroqi, apo edhe në rrethe në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe Spitalins Memorial të Fierit.

“Bëhet fjalë vetëm për hemodinamikën e ndarë në spitalin Memorial të Fierit, Shefqet Ndroqi dhe Shkodër! Kemi 800 raste të pritura në Shefqet Ndroq, 314 në Fier dhe 67 në Shkodër. Do duhet të theksoj se pranë QSUT merret shërbimi i urgjencës, 900-100 raste në ditë, nuk është e vërtetë që urgjenca është komplet jashtë funksionit”, theksoi Koçiu.

Gjatë komisionit pati edhe rekomandime nga radhët e opozitës, për të siguruar shërbim cilësor dhe të sigurt për të gjithë qytetarët shqiptarë.

“Problem i urgjencës ka një thelbësore, në Shqipëri ne nuk përballojmë dot as urgjencën ekstreme kemi hyrë në o paguaj o vdiq.  Urgjenca e,,, duhet të paguaj 30 mijë euro, ose të vdesë, kjo nuk jepet. Pse nuk realizohen këto urgjenca ekstreme. Një i sëmurë që e pëson edhe brenda Tiranës o do shkoj në privat, ose do e paguaj shumë rëndë, jo më në rrethe”, u shpreh Dashamir Shehi.

Situata kaotike me urgjencat vijon që prej datës 11 shkurt kur në katin -1 në Urgjencën e re të QSUT-së ra zjarr, për shkaqe që po hetohen nga Prokuroria e Tiranës.