Celebrities Film & Tv Showbiz

Zyrtare/ Top Channel Films renditet me dy filmat më të ndjekur në Top 4 për vitin 2023!

Top Channel ka nisur zyrtarisht gjatë 2023 rrugëtimin në sipërmarrjen e tij filmike. Pas suksesit në produksione të mëdha televizive, është koha për të bërë të njëjtën gjë edhe në kinema. Dhe me plot bindjen mund të themi se qëllimi u arrit që në muajt e parë të kësaj eksperience.

Dy projektet e realizuara kanë qenë “Në Kuadër të Dashurisë” dhe “5 Herë Jo”. “Në Kuadër të Dashurisë” vijon të mbetet kryefjala e ditëve të fundit. Pas disa premierave në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ashtu edhe jashtë territorit, filmi më i dashur dhe më i komentuar i momentit nuk ndalet së korruri sukses. Nga ana tjetër, Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë realizuar filmin e tyre të parë “5 Herë Jo”, të cilin njerëzit e kanë përqafuar menjëherë. Ky projekt i ri filmik vijon të shfaqet në çdo kinema.

Me mbylljen e këtij viti, Cineplexx Albania ka ndarë statistikat për vitin 2023, duke renditur filmat më të ndjekur në rrjetin e kinemave Cineplexx në Shqipëri (TEG & QTU). Të dy filmat e Top Channel films renditen në Top 4. Përkatëshisht, vendin e parë e mban “Në Kuadër të Dashurisë”, ndërsa në vendin e katërt e mban “5 Herë Jo”.