Celebrities Film & Tv Live From Tirana Showbiz

1 ditë larg finales së madhe të BBV3, ja çfarë po ndodh me ndjekësit në Instagram të banorëve!

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë rreth 4 muaj që nga nisja e “Big Brother VIP 3”, teksa fare pak na ndan nga finalja e madhe e këtij edicioni që është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh.

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë ka shtuar 1 mijë ndjekës, duke numëruar tashmë 454 mijë. Kalojmë tek çifti brenda “BBV3”, Heidi dhe Romeo. Romeo ka pasur një rritje prej 1 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 343K dhe nga ana tjetër Heidi ka shtuar 2K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 147 mijë. Sa i përket Meriton Mjekiqit, ai është rritur me plot 6 mijë ndjekës dhe tani numëron 341K. Ndërsa banorja që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë, është Egla Ceno e cila ka shtuar plot 7.1K në Instagram.