Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

20 tatuazhe dedikim për bashkëshorten e tij, Brooklyn Beckham më i dashuruar se kurrë!

Në një intervistë të fundit me Erin Lim Rhodes në “The Rundown”, djali i ish-yllit të futbollit David Beckham, Brooklyn Beckham tregoi tatuazhin e tij të fundit, një portret të gruas së tij Nicola Peltz në krahun e djathtë.  Brooklyn, 23 vjeç, zbuloi se ai tani ka 20 tatuazhe kushtuar gruas së tij dhe tha:

Unë jam gjysmë i mbuluar me tatuazhe për të. Ato janë shumë fiksuese, veçanërisht kur dashuron dikë. Thjesht dëshiron të mbulosh veten. 

Mesa duket kjo është një mënyrë majft e veçantë e Brooklyn për të shprehur dashurinë e tij për partneren Nicola Peltz. Kujtojmë gjithashtu se ai para disa muajsh vendosi që të bënte tatuazh sytë e saj në pjesën e pasme të qafës.

Megjithatë, ky tatuazh i ri vjen në mes të një periudhe të ndërlikuar për çiftin, pasi një padi u bë publike së fundmi duke ekspozuar çështjet pas dasmës së tyre të prillit 2022.  Organizatorët e dasmave Nicole Braghin dhe Arianna Grijalba kundërshtuan babanë miliarder të Nicola-s, Nelson Peltz, dhe mesazhe e tij shpërthyese dhe detaje të çrregullta rreth ngjarjes prej 3 milionë dollarësh u zbuluan.

Në një publikim nga Page Six, të dy zbuluan se Nelson Peltz – babai i Nicola – gati sa nuk e anuloi dasmën dhe se nëna e saj, Claudia Peltz, u përpoq të fshihte koston e lartë të dasmës së burrit të saj me ndihmën e planifikuesve. Gjithashtu pretendohet se Nicola nuk donte që Brooklyn të përfshihej në procesin e planifikimit, dhe se organizatorët u përpoqën t’i fshehin gabimet nga vjehërrit e rinj të Nicola-s, David dhe Victoria Beckham, në një përpjekje për të mos përkeqësuar marrëdhënien e tyre tashmë të komplikuar.