Lifestyle

3 këshilla të rëndësishme për artistët e rinj!

Për të gjithë ata që janë marrë për një periudhë shumë të gjatë me shkenca ekzakte, dhe mendojnë se janë të lindur veç për të qenë mjekë, matematicienë apo fizikantë, ne kemi anën tjetër të medaljes. Të gjithë e kanë shpirtin artistik brenda tyre, madje edhe këto profesione kanë një grimcë arti në vetvete. Megjithatë, për të gjithë ata që e kanë ‘fshehur’ shpirtin e tyre artistik, ne jemi këtu për t’ua nxjerrë në pah!

Interpretojeni artin sipas dëshirës suaj

Art nuk do të thotë vetëm muzikë, pikturë apo skulpturë. Art është gjithçka që ju jep një ndjesi të mirë, dhe ju bën të ndiheni të lirë. Ndaj, mos dëgjoni askënd teksa ju përshkruan ç’është arti. Dëgjoni zemrën tuaj, pasi nëse ajo ju thotë se ju jeni një artist teksa bëni llogaritë matematikore, atëherë ju jeni i tillë.

Fillimi mund të jetë i vështirë

Asnjë fillim nuk është i lehtë, por kjo s’do të thotë që s’është edhe i bukur. Nëse ju provoni diçka dhe nuk ju ecën, nuk do të thotë që ju s’mund të jeni artist. Mos harroni, të gjithë artistët përpiqen dhe lodhen derisa shfaqin artin e tyre.

Sfidoni frikërat tuaja

Një artist ndihet i lirë, një artist s’duhet të ketë frikë. Ndaj, gjeni këtë mënyrë të sfidoni frikërat tuaja. Jeni të turpshëm, por keni një zë të mrekullueshëm? Atëherë, sfidojeni frikën tuaj, dhe do të shihni që arti që bëni do të jetë edhe më magjepsës.