Bota

30 palestinezët që do të lirohen në shkëmbimin e shtatë të pengjeve me Izraelin! (LISTA)

Hamasi ka “piketuar” 30 të burgosurit palestinezë që pret të lirohen në këmbim të pengjeve izraelitë sonte, në atë që do të jetë shkëmbimi i shtatë në radhë.

Lista përmban tetë gra dhe 22 fëmijë. Dy shtetase izraelite, 21-vjeçarja Mia Schem dhe 40-vjeçari Amit Soussana, tashmë janë liruar.

Nuk janë bërë ende publike emrat e pjesës tjetër të pengjeve izraelite që lirohen nga Hamasi në këmbim, pasi ato zakonisht publikohen pasi i janë dorëzuar Kryqit të Kuq – i cili vepron si lehtësues në lirimin e tyre.

Më poshtë, emrat e tetë grave që Hamasi pret të lirohen:

Ahdab Muhamed Ali Hourani;

Sabreen Ali Kajed Ataëna;

Hadeel Bassem Ali Mahameed;

Shahad Hamad Mustafa Sëeitat;

Aseel Abdel Vehab Kamel Ibrahim;

Ajet Saeed Qasim Atamla;

Rana Muhamed Husein Suvailat;

Aseel Hussein Mahmoud Sëeitat.

Emrat e 22 fëmijëve që Hamasi pret të lirohen:

Saif al-Din Muhamed Abd al Rahman Darëish;

Abdul Kerim Fursan Sulltan Ebu Mustafa;

Younis Magdy Ismail Haëamdeh;

Idris Ahmed Abdel Rahman Abdel;

Kusej Auad Mahmud Masri;

Mahmud Ibrahim Mahmoud Metëally;

Abdullah Hassan Ismail;

Abdullah Ijad Bagis Albu;

Youssef Hussein Muhamed Hamed;

Mahmud Raed Muhamed Ikhlil;

Osama Maher Muhamed Qabha;

Ahmed Fadel Khader Ajlouni;

Muhamed Bahaa Abdel Rahman Ayyash;

Raed Youssef Muhammad Idris Sarsour;

Ahmed Muhamed Ahmed Marzouk;

Mahmud Ibrahim Mahmud Shalodi;

Ebu Youssef Abdel Hamid Abu Maria;

Hassan Ahmed Qatnani;

Ali Karim Kamel al Asakra;

Mahran Ammar Ibrahim Humaidan;

Qassam Muhamed Abdel Majeed Hamed;

Izz al Din Abdel Majeed Ahmed Hamed.

Sot u dha vendimi që të zgjatet me 24 orë armëpushimi Izrael-Hamas. Marrëveshja e re u arrit në minutat e fundit, para se akordi ekzistues të skadonte. Armëpushimi në Gaza po mundëson lirimin kryesisht të grave e fëmijëve nga Hamasi, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

Zgjatja e armëpushimit ndodhinë kohën kur dy sulmues të armatosur hapën zjarr ndaj disa personave që po prisnin autobusin në autostradën kryesore nga Tel Avivi për në Jerusalem. Dy vetë u vranë dhe shtatë u plagosën, siç njoftuan autoritetet izraelite. Agresorët u ekzekutuan. Ende është e paqartë nëse sulmi u krye nga ndonjë grup militant palestinez.

Presioni ndërkombëtar është rritur për vazhdimin e armëpushimit për aq kohë sa të jetë e mundur, pas pothuajse tetë javësh bombardimesh e ofensivës tokësore izraelite në Gaza, që la të vrarë mijëra palestinezë duke detyruar tre të katërtën e popullsisë prej 2.3 milionësh të territorit, të zhvendoset duke shkaktuar një krizë humanitare.