Botë e Çuditshme

8 metra i gjatë dhe peshon 200 kilogramë, zbulohet gjarpri më i madh në botë!

Gjarpri më i madh në botë u zbulua së fundmi në pyjet tropikale të Amazonës. Anakonda më pak se 8 metra e gjatë dhe e cila peshon pothuajse 200 kilogramë, u zbulua nga profesori dhe prezantuesi televiziv Freek Vonk. Deri më tani, vetëm një specie e anakondës së gjelbër e quajtur edhe anakonda gjigante ishte njohur në Amazon. Anakonda e gjelbër tani është konfirmuar si një specie e veçantë në një studim të ri të botuar në Diversity. Vonk tha se:

Së bashku me 14 shkencëtarë të tjerë nga 9 vende, zbuluam se lloji më i madh i gjarpërinjve në botë është anakonda e gjelbër. Ato janë në fakt dy lloje të ndryshme. Anakondat e gjelbra të gjetura në veri të zonës së tyre në Amerikën e Jugut, duke përfshirë Venezuelën, Surinamin dhe Guianën Franceze, duket se i përkasin një specie krejtësisht të ndryshme. Edhe pse në pamje të parë duken pothuajse identike, dallimi gjenetik mes tyre është i madh. Për shembull, njerëzit dhe shimpanzetë ndryshojnë gjenetikisht nga njëri-tjetri vetëm me rreth 2%.

Llojit të ri iu dha emri latin Eunectes akaiima ose anakonda e gjelbër veriore. Studiuesit thonë se tashmë është në rrezik.

Rajoni i Amazonës është nën presion të madh nga ndryshimet klimatike dhe shpyllëzimi i vazhdueshëm. Më shumë se një e pesta e Amazonës është zhdukur tashmë, një zonë 30 herë më e madhe se Holanda. Mbijetesa e këtyre gjarpërinjve gjigantë legjendar është e lidhur pazgjidhshmërisht me mbrojtjen e habitatit të tyre natyror.