Celebrities Gossip Showbiz

A e pret dikush jashtë? Jori përgjigjet në “BBV Live nga Shtëpia”!

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Banorët që vazhduan pjesën e tretë të programit ishin Jori, Dea me të ftuar Visin dhe Gertin. Tema e tyre ishte dashuria dhe banorët kanë folur nëse janë të dashuruar apo kanë një lidhje jashtë shtëpisë dhe Jori nuk ka nguruar të përgjigjet.

Jori: Kam pasur një frenkuentim për 6 muaj, por u ndërpre jo për shkak të “BBV”

Banorët të cilët vazhduan pjesën e dytë të programit ishin Luizi dhe Visin dhe të ftuar Olta me Fotinin. Luizi i kërkon vajzave të flasin për debatin mes të dyjave që ka ndodhur para 2 ditësh ama diskutimi u zhvillua në debat me tone mjaft të larta nga Olta.