Celebrities Gossip Showbiz

“A është ky i dashuri yt?”, Efi zbulon të vërtetën!

Mbrëmjen e sotme u transmetua në Top Channel episodi i dytë i sezonit të dytë i emisionit të vëllezërve Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, ‘Më lër të flas’ sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Në mbrëmjen e sotme e ftuara speciale ishte Efi Dhedhes, ish-banore e ‘Big Brother VIP’ e cila padyshim është një nga personazhet më të përfolura edhe pas daljes së saj nga shtëpia.

Efi ka përmendur shpesh në shtëpinë e “BBV2″” se është në një lidhje, por nuk e ka zbuluar identitetin e tij. Pas vëmendjes së madhe që ka marrë, shpesh është aluduar se kush mund të jetë i dashuri i saj. Në festën e ditëlindjes së saj, ish-banorja u pa e afërt me një nga të ftuarit, ku u aludua se mund të jetë i dashuri i saj. Por ajo i mohoi këto pretendime duke thënë se është një mik shumë i afërt i saj.

 

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Arjan Konomi është  shprehur rreth këngës që Luizi i dedikoi Kiarës dhe se i ka bërë përshtypje që një këngë dedikuar të dashurës, nuk përmend emrin e saj dhe mbase këngëtari ka menduar ndarjen. Arjani solli  në vëmendje konkurrentin e ‘Përputhen’, Mevlanin, i cili pas ndarjes fshiu këngën në Youtube ku kishte përmendur emrin e vajzës që donte.