Love & Sex

A mund të krijosh ndjenja pas një ‘One-night stand’?!

Nën termin ‘One-night stand’ hyn çdo akt kënaqësie me dikë që nuk është partneri yt. Për disa seksi i rastësishëm është ai me një të panjohur që e ke njohur veç një natë dhe nuk e ke parë më kurrë, ndërsa për të tjerë është ai me shokë/shoqe që ndajnë benefite ekstra. Seksologët theksojnë se ‘One-night stand’ është mënyrë e mirë për të kuptuar më shumë rreth dëshirës seksuale, çfarë të pëlqen e të tjera si këto.

Ka shumë njerëz që nuk duan të kenë një marrëdhënie, por duan të bëjnë seks. Por, ka gjithmonë një shans për disa që të krijojnë ndjenja. Kur kryen marrëdhënie truri lëshon hormone që nxisin lidhjen emocionale me personin që po ndan shtratin.

Pra, biologjikisht, secili nga ne është detyrimisht i lidhur në nivel emocional me personin të cilit i dedikohet seksualisht. Ndaj është mirë ta mendosh nëse është zgjedhja që vlen për ty. Shkenca thotë se gjasat që të bësh seks të mirë me dikë të rastësishëm janë më të ulëta sesa me një partner të mirëfilltë.

Ndërkaq, pa marrë parasysh nëse jeni në një lidhje afatgjatë me partnerin, sapo jeni njohur me njëri-tjetrin, apo e dini menjëherë se do të jetë seks vetëm një natë, duhet të komunikoni me kujdes dhe të zgjidhni fjalët tuaja, sepse mundeni shumë lehtë ta lëndoni palën tjetër. Ekspertët thonë që nuk duhet të pranoni gjërat të cilat nuk ju pëlqejnë, por megjithatë ka një kufi dhe disa gjëra që nuk do të duhej t’i thoni gjatë seksit.

T’i thuash dikujt se po bën diçka të gabuar do të shkatërrojë besimin e tij. Ju e meritoni kënaqësinë, por më mirë lëreni atë bisedë për pas seksit dhe mos filloni me kritika, thoni atë që dëshironi të provoni. Është pothuajse gjithmonë emri i një ish-partneri, jo i një anëtari të familjes apo mikut. Në shumicën e rasteve, njerëzit thonë emrin e dikujt tjetër në momentin e përjetimit të një orgazme, kur humbasin mendjen për një moment, në kulmin e intimitetit, kështu që është e lehtë të kuptohet se ky gabim është i paqëllimshëm, por sigurisht që është i madh për partnerin.