Arrestohet autori i aksidentit rrugor të një dite më parë në Tiranë, me pasojë vdekjen e një të moshuari që vuante nga Alzhaimeri. Viktimë mbeti 82-vjeçari, Enver Kasolli pasi u përplas nga një motor me drejtues një 33-vjeçar, tashmë në pranga.
Në njoftimin policor thuhej:
K.L, 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, në afërsi të TEG-ut, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin E.K., 82 vjeç.
Teksa kalonte në autostradë, në zonën e Saukut, i moshuari u përplas nga një motor Honda që lëvizte me shpejtësi. Në skemën e krijuar nga policia, dyshohet se ecte anës autostradës kur papritur hyri në aksin me lëvizje mjetesh, çka rezultoi fatale.
Pas publikimit të lajmit në media, familjarët konfirmuan identitetin e Enver Kasollit. Policia dhe autoambulanca u lajmëruan nga drejtuesi i motomjetit, por pa rezultat. I moshuari mbante pultin e televizorit në duar.
Më herët gjatë ditës, kur viktima ende nuk ishte identifikuar, policia njoftoi se shoqëroi drejtuesin e motomjetit dhe se vazhdonte hetimet për të zbardhur rrethanat.