Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Aktori Andrew Scott do të luajë në “Knives Out 3” së bashku me Daniel Craig!

Andrew Scott është një nga aktorët që do i bashkohet kastit të “Knives Out 3” me Daniel Craig. Ylli i “Ripley” dhe “Fleabag” do të luajë në vazhdimin e aventurave të detektivit Benoit Blanc të titulluar “Wake Up Dead Man: A Knives Out Mystery” së bashku me Cailey Spaney dhe Josh O’Connor tashmë të shtuar. Në qendër të vëmendjes është Daniel Craig, i cili rikthehet në rolin kryesor të detektivit elitar.

Rian Johnson ka shkruar, drejtuar dhe prodhuar me partnerin e tij në “T-Street”, Ram Bergman, si në filmat e tjerë. “Wake Up Dead Man” ribashkon Craig me Scott, i cili ndau skena në vazhdimin e James Bond të vitit 2015 “Spectre”. Xhirimet pritet të fillojnë së shpejti dhe pritet të ketë premierë në Netflix në vitin 2025.

Së fundmi aktori i njohur Daniel Craig ka pranuar se e urrente vëmendjen që iu dha pasi luajti si James Bond në vitin 2006 dhe ende e mendon si diçka të panjohur famën edhe pas gjithë këtyre viteve. 54 vjeçari u shpreh se:

Dikur e urreja, por mendoj se ishte fama që nuk më pëlqente. Më duhej të mësohesha me të qenit i famshëm, gjë që është ende e huaj për mua edhe tani. Të gjithë më urrenin mua.

Ylli i dha lamtumirën rolit në “No Time To Die” të vitit 2021. Daniel është shfaqur gjithashtu në “Knives Out” (2019) së bashku me Chris Evans, Ana de Armas dhe Jamie Lee Curtis dhe do të rikthehet në vazhdimin e filmit për shkak të premierës në fund të muajit të ardhshëm. Craig u nderua së fundmi nga Princesha Mbretërore në Kështjellën Windsor në njohje të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në film dhe teatër.