Celebrities S’e Kam me Ty

Aktorja Rozi Kostani kujton hapat e parë të karrierës/ Refuzoi rolin në filmin e famshëm për shkak të skenave erotike, çfarë ndodhi më pas?!

Në lumin e programeve televizive dhe ‘qyfyreve’ të tyre frymëzuar nga cikli ‘Mai Dire’ i Mediaset – tre emra të njohur të radios & TV në Shqipëri vijnë me një program ku komentohen perlat nga programet që njihni dhe nuk i njihni, që i keni parë ose me shumë gjasa jo, xhanëm me kaq sa janë kjo është e pamundur… Një emision nga Jonida Aliçkolli, Elios Shuli dhe Lei Kraja, çdo të enjte në Top Albania Radio.

E ftuar sot në “S’e Kam me Ty” ishte aktorja Rozi Kostani, e cila tregoi vështirësitë në karrierën e saj, kujtoi hapat e parë në aktrim e shumë të tjera.

Unë zbulova pasionin dhe ja ku jam… Unë e kritikoj shumë veten, nuk e gënjej asnjëherë. Pikat më të forta janë kur ia dola të vija në këtë shkollë me të gjithë kundërshtitë e familjes, të vëllait të madh që nuk mund ta pranonte dhe nxirrte çdo justifikim të mundshëm. Kur arrita ta kaloj atë mal, çdo mal tjetër më është dukur i vockël…

Lidhur me filmin “Unë, ti dhe Kasandra” ajo u shpreh:

Ishte një skenë erotike që për kohën ishte e vështirë. Ishte viti 1999. Unë e refuzoj rolin për këtë skenë. Unë e lashë rolin. Pas dy javësh, u rikthyen te unë dhe e hoqën atë skenë…

Planet e saj për televizion?! Kostani tha:

Ndoshta në një emision televiziv, për t’i dhënë zë, sepse shkolla jonë është disi në hije. Ka shumë nevojë të ketë një zë.