Bota

Alarmuese, studimi i ri tregon se si është situata me liqenet dhe rezervuarët më të mëdhenj në botë!

Sipas një studimi më shumë se gjysma e liqeneve dhe rezervuarëve më të mëdhenj në botë kanë humbur sasi të konsiderueshme uji gjatë tre dekadave të fundit, kjo për shkak të ndryshimeve klimatike. Ndërsa liqenet mbulojnë vetëm rreth 3% të planetit, ata përfshijnë 90% të ujërave të ëmbla dhe janë burime thelbësore të ujit të pijshëm, ujitjes dhe energjisë. Po ashtu ofrojnë habitate jetike për kafshët dhe bimët. Fangfang Yao, autori kryesor i studimit tha se:

Tharja e shumë liqeneve është dokumentuar mirë, por shkalla e ndryshimit dhe arsyet janë shqyrtuar më pak. Ndryshimet klimatike mund të kenë një sërë ndikimesh në liqene. Më e dukshme është rritja e avullimit. Për liqenet në pjesët më të ftohta të botës, ‘zbutja’ e dimrit është një problem në rritje pasi temperaturat më të ngrohta shkrin akullin.

Këto ndryshime mund të kenë efekte negative, duke përfshirë një ulje të cilësisë së ujit, një rritje të lulëzimit toksik të algave dhe një humbje të jetës ujore. Sa i përket rezervuarëve, gati dy të tretat pësuan humbje të konsiderueshme të ujit, por në përgjithësi pati një rritje neto për shkak të më shumë se 180 rezervuarëve të sapombushur.

Temperaturat ka të ngjarë të shënojnë një rritje për herë të parë gjatë viteve të ardhshme, sipas një parashikimi të shkencëtarëve. Sipas studiuesve tani ka një shans prej 66% që të kalojmë pragun e ngrohjes globale prej 1,5 gradë nga tani deri në vitin 2027. Shanset po rriten për shkak të emetimeve nga aktivitetet njerëzore plus ngjarjen e motit El Niño që pritet këtë verë.

Sjellim në vëmendje se në Luginën e Riftit dhe në këmbët e vullkanit Gelai në Afrikë, ndodhet një pellg i madh, kripësia e lartë e të cilit lejon vetëm disa specie të mbijetojnë. Ideja e një liqeni që i kthen në çast kafshët në gur tingëllon si nga mitologjia greke, por në fakt ky fenomen tejet i veçantë ndodh në liqenin Natron në Tanzani, i cili është një nga liqenet më vdekjeprurës në botë.