Celebrities Gossip Showbiz

Aludohet se është në një lidhje me Sardi Strugaj, por Semi Jaupaj së shpejti me një këngë për ish-të dashurin!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Së fundmi aludohet se Semi është në një lidhje dashurie me Sardi Strugaj, dyshime të cilat u bënë më të forta gjatë premierës së filmit “5 herë JO”, ku u shfaqën në tapetin e kuq të shoqëruar bashkë, por edhe gjatë spektaklit të “Dancing With The Stars”, ku Sardi nga të afërmit e tij zgjodhi Semin për të performuar bashkë. Ata janë shprehur se janë shokë prej vitesh, por të gjithëe kanë vënë re kiminë dhe afrimitetin që kanë me njëri-tjetrin. Ama së fundmi Semi i ka bërë të gjithë pak konfuzë, pasi me një video, ku ka treguar se do të publikojë së shpejti këngën e saj të re, dëgjohen miqtë e saj të cilët tregojnë se i dedikohet historisë së saj të vjetër. Kjo i ka bërë fansat dhe të gjithë të tjerët të dyshojnë nëse me të vërtetë Semi dhe Sardi janë në një lidhje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Këngëtari i njohur, Sardi Strugaj, ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli më shumë për jetën e tij dhe sqaroi edhe një herë marrëdhënien e tij me këngëtaren, Semi Jaupaj, pasi kohët e fundit është përfolur se ata janë në një lidhje dashurie.