Bota

Anulohet një nga garat e famshme të qenve në Shtetet e Bashkuara, shkak mungesa e borës!

Organizatorët e një gare të qenve në lindje të Shteteve të Bashkuara kanë deklaruar se do ta anulojnë ngjarjen për shkak të mungesës së borës. Garat ndërkombëtare të qenve në Can-Am Crown janë zhvilluar në Maine veriore për më shumë se tre dekada,

Por këtë vit, reshjet e borës kanë qenë shumë nën mesataren në Maine dhe nuk është e sigurt për të drejtuar garat. “Sfidat unike të paraqitura nga mungesa e borës na kanë çuar në përfundimin se ecja përpara me garën e këtij viti mund të rrezikojë mirëqenien e të gjithë të përfshirëve”,-kanë thënë organizatorët.

Ndërkaq, vlen të theksojmë se pastrimi i borës në mënyrë jo të duhur mund të shkaktojë lëndime. Për të shmangur dëmtimet, është mirë të ngroheni përpara se të filloni të pastroni borën. Përndryshe, rrezikoni të dëmtoni shtyllën kurrizore, të ndrydhni gjymtyrët dhe të merrni inflamacion të muskujve, si dhe ekziston gjithashtu rreziku i një ataku kardiak. Mjafton të tundni krahët disa herë dhe të shtrini muskujt e shpinës, krahëve dhe këmbëve.