Botë e Çuditshme Tech

Aplikacioni në celularin tuaj që pritet të jetë në gjendje të tregojë nëse jeni “shumë i dehur” për të ngarë makinën!

Një aplikacion për smartphone do të jetë në gjendje të tregojë nëse jeni shumë i dehur për të ngarë makinën duke dëgjuar zërin tuaj. Sensorët në pajisjet inteligjente mund të ndihmojnë në përcaktimin e nivelit të alkoolit të një personi bazuar në ndryshimet në zërin e tyre. Pjesëmarrësve në një studim iu dha secili nga një sasi alkooli në bazë të peshës dhe iu caktuan rastësisht “një seri frazash të vështira” një para pirjes dhe një në çdo orë deri në shtatë orë më pas.

Atyre iu kërkua të lexonin me zë të lartë ato dhe një smartphone u vendos në një tavolinë për të regjistruar zërat e tyre. Studiuesit gjithashtu matën përqendrimin e tyre të alkoolit në frymëmarrje në fillim të studimit dhe çdo 30 minuta për deri në shtatë orë. Kur u kontrolluan në raport me rezultatet e alkoolit, ndryshimet në modelet e zërit të pjesëmarrësve ndërsa eksperimenti vazhdoi, parashikuan dehjen me 98% saktësi, sipas gjetjeve.

Konsumimi i tepërt i alkoolit rrit rrezikun e disa problemeve të lidhura me trurin si goditjet në tru dhe depresioni, tregojnë studimet. Hulumtimet e reja kanë treguar se sa kohë i duhet trurit për të riparuar dëmet e shkaktuara nga alkooli dhe janë muaj. Shkencëtarët nga Universiteti Stanford zbuluan se trurit i duhen 7.3 muaj për t’u rikuperuar. Gjatë asaj periudhe, alkoolistët që ndaluan së piri rifituan trashësinë e përgjithshme të trurit, zbuluan studiuesit.

Sipas studimeve, konsumimi i tepruar i alkoolit mund ta dëmtojë gjithashtu në shumë mënyra jetën tuaj seksuale. Sasia e tepërt e alkoolit ul kënaqësinë dhe dëshirën seksuale te meshkujt, si dhe rrit rrezikun e mosfunksionimit erektil. Megjithëse alkooli shihet shpesh si afrodiziak, përdorimi afatgjatë mund të dëmtojë jetën tuaj seksuale.