Tech

Apple prezanton veçorinë e re përmes së cilës mund të kontrolloni iPhone dhe iPad me sytë tuaj!

Apple së shpejti do t’i lejojë përdoruesit e iPad dhe iPhone të kontrollojnë pajisjet e tyre përmes syve. Një veçori e re e fuqizuar nga AI e quajtur “Eye Tracking”, e zbuluar së fundmi është krijuar për njerëzit me aftësi të kufizuara fizike.

‘Eye Tracking’ do të përfshihet në iOS dhe iPadOS, pa kërkuar pajisje shtesë. Gjiganti i teknologjisë Apple solli një sërë ndryshimesh dhe përditësimet e tjera përfshijnë Music Haptics, një përvojë e re muzikore për përdoruesit me vështirësi në dëgjim.

Ndërkaq, sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po finalizon një marrëveshje me OpenAI për iOS-in e ri këtë vit. Bisedimet me Google për të integruar Geminin janë në vazhdim, por asnjë marrëveshje nuk është arritur”-tha Gurman.

Siç thekson Gurman, marrëveshja do të lejojë përdorimin e disa veçorive ChatGPT në sistemin operativ të iPhone. Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se cilat janë ato veçori. Por, thuhet se nga chatbot-i mund të përfitojnë disa aplikacione si Safari dhe Messages.

Gjithashtu, thuhet se Apple po kërkon t’i jap një ndryshim me Al edhe Siri-t. Nëse kjo nuk mjafton, Apple thuhet se është në bisedime edhe me Google për sjelljen e veçorive gjeneruese të Gemini-t në pajisjet Apple. iOS 18 me Inteligjencë Artificiale mund të jetë përditësimi më i madh nga Apple. Gjatë vitit 2024 pritet që Apple të prezantojë linjën më të re të telefonave, iPhone 16, e cila thuhet të jetë e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (Al).

Sipas Mark Gurman të rrjetit televiziv Bloomberg, ky përditësim i sistemit operativ mund të jetë më i madhi në historinë e gjigantit teknologjik. Thuhet se karakteristikat gjeneruese të AI ka të ngjarë të jenë pjesë e sistemit operativ iOS 18 i koduar me emrin Crystal. Disa prej aplikacioneve që pritet të përjetojnë ndryshime dhe të funksionojnë me Al janë Apple Music, Messages dhe Siri, zhvillim ky i cili ka të ngjarë t’i kushtojë kompanisë afro 1 miliard euro.