Celebrities Gossip Showbiz

Arbër Hajdari jep mendimin e tij për debatin e Luizit dhe Xhonatanit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Gjatë spektaklit të madh të “Big Brother VIP2” u komentua mënyra se si Luiz Ejlli foli për herë të parë me Xhonatanin, banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pasi doli nga dhoma ku po qëndronte me Efin, Luizi doli jashtë dhe pyeti se kush i kishte zënë krevatin. Në momentin që Xhonatani tha ‘unë’, Luizi i tha gjithë nerva: “Liroje, çohu”. Këtë mënyrë komunikimi e komentoi opinionisti, Arbër Hajdari, i cili u shpreh:

 Reagim tipi i një toke të zënë. Nuk mendoj se Big Brother është keq për krevat. Në këtë botë respekti fitohet. Në momentin që një njeri reagon në atë mënyrë dhe të thotë çohu dhe ti çohesh dhe nuk kërkon respekt për veten tënde. Duhej të kishte reaguar më ndryshe se sa ti bindeshe një urdhri të prerë që more

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka ardhur ditën e sotme një zarf i zi teksa përmbajtja e tij i përket Oltës dhe banorit më të ri, Xhonatanit. Me hyrjen e tij Xhoni ka zgjedhur t’i jap informacione Oltës se si ajo duket nga jashtë. Xhonatani ka thyer një nga rregullat më kryesore të banorëve të rinj që bëhen pjesë në një pikë të caktuar të lojës.