Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë përmbante zarfi i zi i ardhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip 2”?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka ardhur ditën e sotme një zarf i zi teksa përmbajtja e tij i përket Oltës dhe banorit më të ri, Xhonatanit. Me hyrjen e tij Xhoni ka zgjedhur t’i jap informacione Oltës se si ajo duket nga jashtë. Xhonatani ka thyer një nga rregullat më kryesore të banorëve të rinj që bëhen pjesë në një pikë të caktuar të lojës.

“Vëllai  i Madh ka marr si vendim që ti do jesh direkt në nominim”- tha Arbana.

Një ditë më parë, Nita u ka treguar banorëve të “Big Brother VIP2” se vitin e kaluar ka kryer një operacion pasi kishte kancer në gji. Por pas futjes së saj në shtëpi i janë rikthyer disa prej shqetësimeve, ku pas kontrolleve të nevojshme gjithçka ka rezultuar mirë. Gjatë spektaklit të ditës së sotme Nita ka zbuluar arsyen se pse vendosi ta tregonte këtë histori.