Sport

Arrestohet Agim Ademi, kreu i Federatës së Futbollit në Kosovë!

Arrestohet Agim Ademi. Kreu i Federatës së Futbollit në Kosovë është arrestuar nga Policia e Prishtinës, teksa pas marrjes në pyetje, numrit 1 të FFK-së i është komunikuar vendimi për t’u ndaluar për 48 orë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e “abuzimit me detyrën” dhe “shmangies nga taksat”, në institucionin që ai drejton, Federatën e Futbollit në Kosovë.

Ademi u paraqit në prokurori për të dhënë dëshminë e tij gjatë ditës së martë dhe u la i lirë, me urdhrin për t’u paraqitur sërish këtë të mërkurë për një tjetër dëshmi.

Megjithatë këtë herë iu komunikua edhe vendimi për të qëndruar në ambientet e policisë në 48 orët e ardhshme.