Ju Flet Trupi

Asgjë nga ato që ti vesh, nuk është aq e rëndësishme sa buzëqeshja!

“Ju flet trupi” emisioni radiofonik, i cili ju informon mbi gjithçka për gjuhën e trupit. Ne nuk mund të jetojmë dot pa gjuhën e trupit, fakte të çuditshme dhe tepër interesante që duhet t’i dini patjetër, prezantohen nga dyshja Adi Pojana dhe Foni Ilia.

Sot u diskutua për buzëqeshjen, ku ka më bukur sesa të flasësh për gjestin që na zbukuron ditën?! Por si krijohet buzëqeshja?

Te një buzëqeshje lumturie jo vetëm cepat e buzëve ngrihen me drejtim për lart, por dhe muskujt rreth syve kontraktohen, ndërsa te një buzëqeshje e ftohtë duken vetëm buzët që buzëqeshin dhe asgjë tjetër.

Si e mashtron buzëqeshja trurin?!

Ne e mashtrojmë trurin duke buzëqeshur tinëz, duke u hequr si të gëzuar për t’i dhënë trurit se ne jemi të lumtur. Por përsëri ne dalim zbuluar…

Fotografët kërkojnë nga ju që të thoni “djathë” sepse kjo fjalë bën që të tërhiqen prapa muskujt e mëdhenj zygomatikë. Por rezultati është një qeshje e gënjeshtërt dhe një foto jo e sinqertë.

Burrat buzëqeshin më pak se gratë, është në natyrën e burrit për tu treguar burrë sepse kur jemi të vegjël ne qeshim afërsisht 400 herë në ditë… Buzëqeshja nis te foshnja që 5 -javëshe për të tërhequr vëmendjen e nënës.

Buzëqeshja pasuron ata që e marrin, pa varfëruar ata që e japin, prandaj dhroni sa më shumë sepse fundja është një sëmundje ngjitëse dhe ti po injekton një ‘shërim’ për personat pranë teje.