“Ju Flet Trupi”, emisioni radiofonik mbi gjuhën e trupit… Të gjithë ne, mendojmë se komunikojmë vetëm nëpërmjet fjalëve njeri me tjetrin. Gabim. Ne komunikojmë me të gjithë qenien tonë.
Gjatë komunikimit tonë për t’i dhënë mesazhin që duam dikujt tjetër e bëjmë duke kombinuar 55% me anë të gjesteve që bëjmë me anë të gjymtyrëve të trupit tonë, 38 % me anë të toneve te zërit dhe luhatjet e tij dhe afërsisht 7% zënë fjalët të cilat ne themi në këtë komunikim.
A doni të mësoni se kur po ju gënjejnë? A doni të dini se kush fillon flirtin i pari në një takim? A doni që të mos ju vendos gjobë polici? A doni të mësoni se si të jeni më tërheqës ndaj femrave? A doni ju femra të dukeni më të gjata? A doni të kini sa më shumë votues në zgjedhje? A doni të mashtroni shefin tuaj?
Këto dhe shumë e shumë të tjera, në emisionin “Ju flet trupi” me Fon Ilian gazetar i njohur në emisionin “Fiks fare”, regjisor, psikolog klinik dhe ekspert i gjuhës së trupit së bashku me Adin do ju mësojnë si të çkodoni gjuhën e trupit dhe te dilni përherë të fituar.
Të gjithë e kemi pak të vështirë për të krijuar një simpati për dikë apo…
Në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth veshjeve tradicionale të vendit tonë ishte…
“Ju flet trupi” emisioni radiofonik, i cili ju informon mbi gjithçka për gjuhën e trupit….