Astrologia e njohur Meri Shehu e ftuar në “Wake Up” ka bërë një parashikim për ditën e sotme, ku ajo shprehet se ka hyrë shenja e Afërditës në Akrep dhe kjo gjë do të bëjë që të kemi sukses jo në gjëra sipërfaqësore, por në gjëra më të thella. Sipas saj do jetë një ditë mjaft erotike për shenjat e ujit siç janë Akrepi, Peshqit dhe Gaforrja.
Sot u fut Afërdita në Akrep, është një ditë e fuqishme. Afërdita është planeti i dashurisë, ku ka lajm më të bukur se kjo. Akrepi është një shenjë e fuqishme, dominante, ambicioze, xheloze, absolute, fanatike, çdo gjë e merr me shumë, e çon në ADN, e qelizon situatën. Kur futet Afërdita në Akrep, duhet ta kemi parasysh që nuk mund të kemi sukses me gjëra sipërfaqësore, pra duhet të futemi më thellë. Është e vështirë sepse të futesh thellë e më thellë, lodhesh, por dihet nëse nxjerr konkluzione dhe merr vendime, ato janë përgjithmonë. Është një ditë erotike, futet një periudhë erotike për Akrepin, për Peshqit dhe Gaforret, këto janë shenjat e ujit që kanë një dominancë të mirë. Më shumë e përjetojnë Gaforret dhe Peshqit këtë periudhë, por edhe Akrepët kanë dëshirë që të krijojnë një siguri ekonomike, por edhe një siguri emocionale.
Meri tregon gjithashtu se katër shenja të horoskopit në fundvit duhet të festojë me Mërkur të kundërt. Sipas saj këto shenja janë Binjakët, Peshqit, Shigjetarët dhe Virgjëreshat. Astrologia shprehet se mund të ketë përmbysje planesh, çorientim ndjenjash, rregulla të forta etj.
Në fund të vitit do ta shijojnë të kundërt Mërkurin Shigjetarët, Binjakët, Peshqit dhe Virgjëreshat. Këto katër shenja do bëjnë Vitin e Ri me Mërkur të kundërt. Çfarë do të thotë një Mërkur i kundërt në shenjën tënde, për shembull tek Shigjetarët? Një Mërkur i kundërt në Shigjetar ia përmbys planet, e çorienton në ndjenja, në marrje vendimesh. Pra këto katër shenjat e fundit në fundvit pas datës 26-27, do të shikojnë mirë relacionet në çift, në familje, në punë, në marrëdhënie me eprorët, udhëtimet. Nuk duhet të shkojnë në vende të reja që nuk kanë shkuar asnjëherë, sepse me Mërkur të kundërt del keq.
Vetëm nëse kanë lindur me Mërkur të kundërt vetë, sepse njerëzit që lindin me Mërkur të kundërt, kur vjen Mërkuri i kundërt, i rregullon, bëhen dy Mërkurë të kundërt. Nga data 10 që duket sikur Mërkuri nuk lëviz, është i palëvizshëm, nga data 10 deri në 14 është si heshtje, shurdhmemec, nga data 14 deri në 25-26 dhjetor është në Bricjap. Mua më pëlqen Mërkuri në Bricjap sepse është analitik, është menaxhues, bën llogari, por një Mërkur i kundërt në Bricjap që është një shenjë shumë e përqendruar, i bën rregullat edhe më të forta. Do të kemi rregulla të forta sociale, shtetërore, ligjore etj.